Zubin Potok: Arrestohet 29-vjeçari për vjedhje të rëndë, dy të dyshuar në kërkim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zubin Potok: Arrestohet 29-vjeçari për vjedhje të rëndë, dy të dyshuar në kërkim

    Insajderi
    17 August 2025 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar sot në Zubin Potok.

    I njëjti dyshohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

    Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore gjatë patrullimit në fshatin Prelez kanë hasur në një kabllo të energjisë elektrike, e cila dyshohet se ishte këputur qëllimisht.

    “Personi i arrestuar është S.S., 29 vjeç, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar si Vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, janë identifikuar edhe dy persona të tjerë si të dyshuar, të cilët aktualisht janë në kërkim nga Policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark