
Pas një kohe të gjatë në hije, Babastars u rikthyen fuqishëm në skenë të mërkurën mbrëma me një performancë elektrizuese në “Zone Club”. Getoar Selimi, bashkë me disa prej anëtarëve të grupit, rikthyen emocionet e dikurshme — megjithëse mungesa e Agon Amigës u vu dukshëm re.
Të nesërmen, Getoari publikoi në Instagram një foto nga nata e rikthimit, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin simbolik:
“Luanët janë zgjuar.”
Ky postim u interpretua nga shumëkush si një paralajmërim për rikthimin e fuqishëm të Babastars, dhe ndoshta për projekte të reja muzikore nga grupi.
Por vetëm pak orë më vonë, Capital T publikoi një InstaStory me një ilustrim që shkruante:
“Shumë vëmendje bën që një gomar të mendojë se është luan.”
Ngjashmëria mes dy postimeve ka ngjallur dyshime për një thumb të drejtpërdrejtë, dhe ndoshta një tjetër kapitull në përplasjen e ftohtë mes Getit dhe Capital T.
Ky reagim i Kapo-s është veçanërisht i habitshëm nëse nuk është rastësi, duke marrë parasysh lidhjen e tij të ngushtë me Majk.