Aulona Morina mahnit Gjermaninë, 20-vjeçarja nga Kosova shkëlqen në Deutschland sucht den Superstar - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Aulona Morina mahnit Gjermaninë, 20-vjeçarja nga Kosova shkëlqen në Deutschland sucht den Superstar

    Insajderi
    17 August 2025 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    20-vjeçarja nga Kosova, Aulona Morina, ka rrëmbyer vëmendjen dhe admirimin e jurisë në spektaklin gjerman të talenteve muzikore, “Deutschland sucht den Superstar”.

    E pajisur me zë të fuqishëm dhe energji të jashtëzakonshme skenike, Aulona arriti të sigurojë “po”-në vendimtare nga të gjithë anëtarët e jurisë, përfshirë edhe reperen e famshme Loredana, e cila është pjesë e jurisë këtë sezon.

    Performanca e saj nuk kaloi pa u vërejtur edhe nga përfaqësuesit institucionalë. Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e ka shpërndarë videon e Aulonës, duke e përgëzuar publikisht për suksesin.

    “Talenti i të rinjve tanë nuk njeh kufij. I tillë është edhe shembulli i Aulona Morinës, e cila me pjesëmarrjen e saj në spektaklin prestigjioz ‘Deutschland sucht den Superstar’ dëshmoi potencialin dhe energjinë e jashtëzakonshme të rinisë sonë”, ka shkruar Ajeti në Instagram.

    Ky është një tjetër sukses ndërkombëtar për të rinjtë kosovarë që po lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare të muzikës dhe artit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark