
Nën dyshimet për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.S.
Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, e arrestuan atë në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.
Sipas njoftimit, S.S. dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë.
Brenda afatit të përcaktuar me ligj, ndaj tij do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.