Akt vandal në parkingun e autobusëve në Junik- Thyhen xhamat e 11 autobusëve, dëmi 50 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Akt vandal në parkingun e autobusëve në Junik- Thyhen xhamat e 11 autobusëve, dëmi 50 mijë euro

    Insajderi
    18 August 2025 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një akt vandal ka ndodhur pasditen e së dielës në qytetin e Junikut. Persona të panjohur kanë sulmuar parkingun e autobusëve në Rrajzë – Junik, ku kanë thyer xhamat e 11 autobusëve të parkuar.

    Siç njofton Sinjali, rastin e ka raportuar viktima A.Shehu rreth 43-vjeçar, i cili ka deklaruar se dëmi i shkaktuar kap vlerën e rreth 50 mijë eurove.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e patrullës policore, ndërsa janë angazhuar edhe hetimet rajonale dhe forenzika për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

    Rasti është iniciuar si “Dëmtim prone” dhe po hetohet nga Policia dhe Prokuroria për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark