Vdes një person në Lipjan, u godit aksidentalisht nga traktori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një person në Lipjan, u godit aksidentalisht nga traktori

    Insajderi
    18 August 2025 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë ka humbur jetën pasi që dyshohet se nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur atë.

    Vdekja e tij u konstatua në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    “Lipjan / 17.08.2025-10:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se i njëjti nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark