Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për ‘nxitje të përçarjes dhe mosdurimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për ‘nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

    Insajderi
    18 August 2025 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj S.C., për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

    I pandehuri S.C. akuzohet se në Komunën e Shtëprcës më 10.06.25, me dashje qëllimisht ka nxitur urrejte dhe mosdurim ndërmjet grupeve entike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar.

    Me këto veprime, sipas aktakuzës S.C. ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në prishjen e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë.

    Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark