Përpara takimit Trump-Zelensky, ministri i Jashtëm gjerman bën thirrje për më shumë presion mbi Rusinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Përpara takimit Trump-Zelensky, ministri i Jashtëm gjerman bën thirrje për më shumë presion mbi Rusinë

    Insajderi
    18 August 2025 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul bëri thirrje të martën për rritje të presionit mbi Rusinë , duke përfshirë edhe ofrimin e më shumë ndihmës për Ukrainën për ta detyruar Moskën të bëjë lëshime drejt “një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.

    Vandeful foli nga Tokio vetëm disa orë para një takimi në Uashington midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky, në të cilin do të marrin pjesë edhe udhëheqës evropianë.

    “Ndoshta nuk është ekzagjerim të thuhet se e gjithë bota po shikon nga Uashingtoni”, theksoi ministri gjerman gjatë një konference për shtyp me homologun e tij japonez Takeshi Iwaya.

    “Garancitë e qëndrueshme të sigurisë janë me rëndësi qendrore sepse Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrohet në mënyrë efektive edhe pas një armëpushimi dhe marrëveshjeje paqeje”, vuri në dukje Wadephul.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark