Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: 1 miliard euro shpenzime nga niveli qendror, vetëm 13% për investime kapitale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: 1 miliard euro shpenzime nga niveli qendror, vetëm 13% për investime kapitale

    Insajderi
    18 August 2025 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se niveli qendror ka shpenzuar 1 miliard euro gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.

    Duke iu referuar serive kohore të Ministrisë së Financave, ajo tha se vetë 391 milionë euro janë shpenzuar nga komunat.

    “Sipas Serive Kohore të Ministrisë së Financave, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti gjithsej shpenzimet buxhetore kapin shumën prej 1,412 miliardë euro, prej tyre vetëm 391 milionë euro janë shpenzimet e komunave, ndërsa pjesa tjetër prej 1,021 miliardë euro janë shpenzime të nivelit qendror. Shqetësuese në këto pesë vite mbetet struktura buxhetore. Buxheti, edhe pse jo i planifikuar mirë, gjatë implementimit përkeqësohet tutje dhe kjo ka ndodhë vit pas viti”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

    Ajo tha se vetëm 13% e buxhetit të shpenzuar nga qeveria ka shkuar në investime kapitale.

    “Po ju paraqes vetëm një fakt: Për këtë gjashtëmujor, nga 391 milionë euro të shpenzuara nga ana e komunave, 105 milionë euro kanë shku në investime kapitale, pra rreth 27% e buxhetit të shpenzuar, por nga gjithsej 1,021 miliardë euro të shpenzuara në nivelin qendror, vetëm 138 milionë euro kanë shku në investime kapitale ose vetëm 13% e buxhetit të shpenzuar.”

    Për pesë vjet, Bajrami tha se Qeveria e Albin Kurtit s’ka lënë “asnjë shenjë pozitive”.

    “Kurti që pesë vjet në pushtet nuk e ka lënë asnjë shenjë pozitive në këtë vend: asnjë rrugë, asnjë urë, asnjë hekurudhë, asnjë kapacitet energjetik – trashëgimia e tij qeverisëse është baras me zero. Kurtin do ta kujtojmë për shumë skandale, por asnjëherë askush s’ka me pasë rastin me udhëtu nëpër Kosovë e me drejtu gishtin tregues e me thanë ‘kjo është ndërtu në kohën e qeverisë Kurti’”, shkroi ajo.

    “Sa për informatë, buxheti i paraparë për investime kapitale për vitin 2025 është 931 milionë euro. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 243 milionë euro, prej të cilave 105 milionë euro janë realizuar nga ana e komunave”, përfundoi Bajrami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark