Ron Raçi merr vlerësime të mëdha nga trajneri i Hajduk Splitit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ron Raçi merr vlerësime të mëdha nga trajneri i Hajduk Splitit

    Insajderi
    18 August 2025 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hajduk Spliti shënoi fitore me rezultat bindës 3-0 në shtëpi ndaj Slaven Belupos në kuadër të xhiros së tretë në elitën e futbollit kroat.

    Hajduku ia doli që fitoren ta sigurojë në pjesën e dytë, aty ku ia dolën të shënojnë të tre golat.

    Pasi debutoi një xhiro më parë ndaj Goricës, ylli kosovar Ron Raçi, u aktivizua ndaj Slaven Belupos nga minuta e parë.

    Paraqitja e tij në këtë sfidë i ka lënë përshtypje të mëdha trajnerit Gonzalo Garcia.

    “Ai ishte i mirë. Është i talentuar. Ka shumë energji. Ai ende duhet të punojë me ne për të kuptuar të gjitha kërkesat, por besoj se së shpejti do të shihni një mbrojtës shumë të mirë”.

    “Jam i kënaqur me mënyrën se si luajti. Në disa momente bëri diçka gabim, pastaj në aksionin tjetër e bëri siç duhet. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Garcia për index.hr.

    Kujtojmë se për paraqitjen e tij në këtë sfidë, Raçi ishte vlerësuar me notën 7.3 nga Sofascore, si një ndër më të mirët e ndeshjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark