PDK pritet t'i drejtohet Kushtetueses lidhur me vendimin e ZRRE'së për tregun e lirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK pritet t’i drejtohet Kushtetueses lidhur me vendimin e ZRRE’së për tregun e lirë

    Insajderi
    18 August 2025 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e ZRRE’së për tregun e lirë.

    Krasniqi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se janë përmbushur kushtet ligjore që vendimi i ZRRE’së për treg të lirë të ankimohet në Kushtetuese.

    “Në konsultim me Avokatin Faton Fetahu dhe ekipin e juristëve të PDK-së, kemi konstatuar se tashmë janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore që ky vendim i ZRRE-së të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, gjë që do ta bëjmë gjatë kësaj jave. Ne do të kërkojmë masë të përkohshme, në mënyrë që ky vendim i dëmshëm të mos zbatohet deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes”, ka thënë Krasniqi.

    “Ky nuk është vetëm një proces gjyqësor. Është një betejë për të mbrojtur bizneset tona, ekonominë e vendit, punëtorët tanë dhe familjet e tyre nga një abuzim i pashembullt i pushtetit, i cili i ka detyruar qytetarët dhe ndërmarrjet të blejnë energji me çmime 280% më të larta – vetëm për të mbushur xhepat e kompanive të licencuara nga qeveria”, thotë tutje i pari i PDK’së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark