Zyrtari në Prizren dyshohet për keqpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ndalohet për 48 orë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari në Prizren dyshohet për keqpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ndalohet për 48 orë

    Insajderi
    18 August 2025 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit DHKEK-Prizren, në koordinim me Prokurorinë Themelore, ka kryer veprime hetimore si dhe ka ndërmarrë veprime të menjëhershme pas dyshimeve, pasi një grup prej tridhjetë e nëntë (39) personave kanë paraqitur kërkesa për marrjen e parcelave në shfrytëzim nga Agjencinë Pyjore të Kosovës (APK), në zona të ndryshme të rajonit të Prizrenit.

    Lidhur me këto kërkesa dyshohet se të njëjtat nuk janë përpiluar dhe as nuk janë nënshkruar nga personat emrat e të cilëve janë evidentuar në këto kërkesa.

    Nga njësitë kompetente policore janë ndërmarrë veprimet përkatëse, duke përfshirë edhe zbatimin e masave hetimore, ku janë siguruar dëshmi se i dyshuari mashkull kosovar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit, duke marrë para nga qytetarë të ndryshëm si dhe duke iu premtuar rregullimin e dokumentacionin të nevojshëm për të përfituar prona me qira nga APK.

    Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë për veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark