Abdixhiku: Ky aktgjykim është fitore e madhe, Gjykata konfirmon shkeljet e VV-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Ky aktgjykim është fitore e madhe, Gjykata konfirmon shkeljet e VV-së

    Insajderi
    18 August 2025 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se Gjykata Kushtetuese sot e vërtetoi qëndrimin e LDK-së, se veprimet e Kryesuesit të Kuvendit dhe Lëvizjes Vetëvendosje përbënin shkelje flagrante të Kushtetutës, duke rezultuar kështu në bllokimin e institucioneve të vendit.

    Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Abdixhiku tha se ky aktgjykim është fitore e madhe, jo vetëm e LDK-së, por e Republikës së Kosovës dhe e çdo qytetar që kërkon institucione funksionale dhe të ndershme.

    “Për 48 herë rresht – rekord i turpshëm dhe i pashembullt në historinë parlamentare – bllokuesit tejkaluan kompetencat, shkelen Kushtetutën dhe penguan konstituimin e institucioneve të vendit.

    Gjykata riafirmoi qartë se as Kryesuesi më i moshuar e as partia më e madhe nuk mund të veprojnë jashtë Kushtetutës, e as të shpikin procedura që minojnë demokracinë dhe ligjshmërinë.

    Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit bëhet vetëm me votim të hapur, deri në tre herë për një kandidat, dhe brenda afatit kushtetues 30-ditor”, shkroi Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark