Zelensky nga Uashingtoni: Vetëm Trump ka forcën për ta detyruar Rusinë drejt paqes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zelensky nga Uashingtoni: Vetëm Trump ka forcën për ta detyruar Rusinë drejt paqes

    Insajderi
    18 August 2025 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një takim me të dërguarin special amerikan, Keith Kellogg, në Uashington, pak përpara takimeve të planifikuara me Donald Trump dhe liderë europianë.

    Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky u shpreh se “Rusia mund të detyrohet drejt paqes vetëm përmes forcës, dhe Presidenti Trump e ka këtë forcë”.

    Ai falënderoi Kellogg për takimin dhe shtoi se Ukraina është “e gatshme të vazhdojë të punojë me përkushtim maksimal për t’i dhënë fund luftës dhe për të garantuar siguri të qëndrueshme”.

    “Duhet të veprojmë saktë që paqja të bëhet realitet. Kur flitet për paqe për një vend të vetëm në Europë, kjo do të thotë paqe për gjithë kontinentin,” tha Zelensky.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark