Vetëvendosje sulmon Gjykatën Kushtetuese për aktgjykimin: Po përgatit skenar për ta lënë VV-në jashtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje sulmon Gjykatën Kushtetuese për aktgjykimin: Po përgatit skenar për ta lënë VV-në jashtë

    Insajderi
    18 August 2025 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi votim të hapur dhe jo më shumë se tri herë të propozohet emri i njëjtë. Krejt kjo duhet të bëhet për 30 ditë nga sot. 

    Partia e Kurtit e ka goditë Kushtetuesen duke dhënë sinjale se nuk do të respektohet aktgjykimi i cili urdhëron votim të hapur dhe jo më shumë se tri herë të propozohet emri i njëjtë për kryeparlamentar/e.

    Sipas Vetëvendosjes, “në arsyetimin e Gjykatës dallohet se nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë”.

    VV supozon se “Gjykata po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit”.

    Aktgjykimin në fjalë VV e ka “interpretuar” në këtë mënyrë:

    10 ditët e Aktgjykimit

    Pas 10 ditësh Gjykata pranoi që përmes Aktgjykimit të publikuar sot ka shkruar rregull të ri.

    Tejkalimi i juridiksionit nuk justifikohet me asgjë. Ditët vonesë për publikimin e vendimit njoftojnë pamundësinë për ta justifikuar vendimin arbitrar që cënon demokracinë.

    Kufijtë e ngushtë të arsyetimit sot janë rrjedhojë e gjerësisë së tejkalimeve që ia ka lejuar vetes Gjykata.

    Se votimi i fshehtë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, u konfirmua sërish. Zhurma opozitare u rrëzua përsëri. Por paragjykimi i Gjykatës për mungesën e konsensuesit politik sa kohë që nuk është hedhur asnjëherë në votim është ecje në rrugën e subjekteve bllokuese. Kjo rrugë na kthen pas aty ku nuk pati rezultat.

    Analogjia që përdor Gjykata nuk ka ku të qendrojë. Kushtetuta ndryshe nga zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit, për zgjedhjen e Presidentit i përcakton qartë raundet e votimit edhe pasojat juridike të moszgjedhjes brenda një afati. Në arsyetimin e Gjykatës dallohet se nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë. Në bazë të “tezës” së analogjisë me zgjedhjet e institucioneve të tjera, duket se Gjykata po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Këtë po e kërkojnë dhe thonë  eksponentët opozitarë, madje edhe në komentet dërguar kushtetueses.

    Si rrallë herë, Gjykata Kushtetuese nuk iu referua asnjë kushtetute evropiane dhe botërore, as nuk kërkoi mendime të gjykatave kushtetuese homologe për krahasueshmëri rastesh. Një rast pra si asnjë rast tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark