Pas debateve të mëparshme për veshjen, Trump vlerëson kostumin e zi të Zelenskyt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pas debateve të mëparshme për veshjen, Trump vlerëson kostumin e zi të Zelenskyt

    Insajderi
    18 August 2025 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zgjedhja e kostumit të zi nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u vu re nga një gazetar dhe presidenti Donald Trump.

    “Dukesh fantastik me atë kostum”, tha gazetari Brian Glenn i Real America’s Voice, i cili vuri në dyshim zgjedhjen e veshjes së Zelensky-t gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë në shkurt.

    “Thashë të njëjtën gjë”, tha me zë të lartë Trump.

    “Je në të njëjtën situatë”, i tha Zelenksy Glennit. “Unë ndryshova, ti jo.

    Veshja e Zelensky-t u diskutua midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas përpara bisedimeve të së hënës midis udhëheqësit ukrainas dhe Trump, tha një zyrtar evropian, me mirëkuptimin që Zelensky nuk duhet të mbërrijë i veshur me bluzën e tij të zakonshme të gjelbër ushtarake.

    Trump ishte i pakënaqur kur Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë në shkurt i veshur me uniformën e tij ushtarake.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark