Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

    Insajderi
    18 August 2025 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në rrugën “Astrit Rrushi”, afër shkollës “Pavarësia”.

    Policia e Kosovës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.

    Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona të lënduar.

    “Rreth orës 19:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona të lënduar”, theksoi Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark