Vdes 42 vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua me pistoletë elektroshok nga karabinierët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 42 vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua me pistoletë elektroshok nga karabinierët

    Insajderi
    19 August 2025 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shqiptar ka vdekur të dielen në Itali.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur në Sant’Olcese në Genova.

    Bëhet fjalë për Elton Bamin, i cili raportohet se vdiq pasi u godit me një pistoletë të elektroshokut nga forcat karabiniere.

    Sipas mediave italiane, 42 vjeçari u raportua në polici nga fqinjët pë sjellje agresive.

    Fillimisht në vendngjarje mbërritën ekipet e ndihmës së shpejtë “Croce Oro di Manesseno”, të cilat, për shkak të vështirësive, kërkuan ndërhyrjen e forcave të rendit.

    Dy patrulla të karabinierëve mbërritën pak minuta më pas dhe tentuan ta qetësonin 42-vjeçarin, duke i kërkuar dokumentet e identifikimit.

    Ai dyshohet se i ftoi të hynin në banesë, por gjatë zbritjes së shkallëve shfaqi sjellje të dhunshme.

    Në atë moment, oficerët përdorën armën elektroshok tre herë për ta neutralizuar.

    Thuhet se kjo ndërhyrje rezultoi të ishte fatale, duke shkaktuar vdekjen e shqiptarit.

    Mjeku ligjor Isabella Caristo, ka konstatuar shenja të shumta goditjesh elektrike në trupin e viktimës, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, e cila do të kryhet në ditët në vijim.

    Prokuroria e Genovas, nën drejtimin e prokurores Paola Calleri, ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia.

    Dy karabinierët që përdorën elektroshokun po konsiderohen si të dyshuar, për vrasjen.

    Ngjarja vjen vetëm pak orë pasi një rast i ngjashëm u regjistrua në Olbia, ku një 57-vjeçar italian humbi jetën gjithashtu pas përdorimit të elektroshokut nga forcat e rendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark