Vetëm tre zjarre aktive në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm tre zjarre aktive në Shqipëri

    Insajderi
    19 August 2025 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktualisht janë tre vatra zjarri aktive dhe dy nën monitorim në Shqipëri, raporton Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC.

    Ternovë, Bulqizë: shtatë efektivë të MZSH monitorojnë zonën për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit nga trungjet e thatë.

    Kulumri dhe Lumi i Trunit, Fushë-Arrëz: Zjarri është shuar, por 50 forca të Forcave të Armatosura po punojnë për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen.

    Mali i Bërzhitës, Ibë dhe Durisht: Vatra në terren të largët, pa rrezik për banesat ose zonën pyjore.

    Damjan dhe Isufaj, Pezë-Helmë, Tiranë: Disa vatra të minimizuara po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikje përfundimtare.

    Parku Natyror Gërmenj, Leskovik: Situata e qetë pas ndërhyrjes së forcave dhe reshjeve të shiut.

    Ministria e Mbrojtjes apelon qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të respektojnë masat për parandalimin e rreziqeve, raporton Tv Klan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark