Murati me akuza të rënda ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese: Aktgjykimi duket sikur është shkruar nga zyret e PDK’së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati me akuza të rënda ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese: Aktgjykimi duket sikur është shkruar nga zyret e PDK’së

    Insajderi
    19 August 2025 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati vazhdon të deklaroi se kryesuesi i kuvendit Avni Dehari dhe partia e tij kanë vepruar në përputhje me Kushtetutën. Ai ka kundërshtuar aktgjykimin që nxori dje Gjykata Kushtetuese duke i cilësuar si të pavlefshme seancat e mbajtura për Konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Murati hedhë akuza të rënda ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke aluduar se aktgjykimi i publikuar të hënën është “shkruar në zyret e PDK’së”.

    Statusi i plotë:

    Kryesuesi i Seancës Konstituive z. Avni Dehari, dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje që nga data 15 prill e deri me 26 korrik kanë vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën, nëse marrim për bazë Aktgjykimin KO119/2014.

    Kushtetuta është e njëjta si në vitin 2014. Nuk ka ndryshuar.

    Por ajo çfarë ka ndryshuar është interpretimi që po i bëjnë Kushtetutës anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, sepse ka ndryshuar fituesi – tash është Lëvizja Vetëvendosje e nuk është PDK-ja.

    Në fakt, ky Aktgjykimi i publikuar dje edhe duket sikur është shkruar në zyret e PDK-së, për dallim prej atij të datës 26 qershor që megjithatë linte përshtypjen se ka pasur kontribut edhe nga vetë Gjykata.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark