Aksidenti në rrugën Gjakovë-Prizren, një person mbetet i lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti në rrugën Gjakovë-Prizren, një person mbetet i lënduar

    Insajderi
    19 August 2025 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të martë rreth orës 15:40 në fshatin Xerxë, në aksin rrugor Gjakovë–Prizren.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Insajderin se në aksident janë përfshirë dy automjete, dhe se një person është dërguar për trajtim mjekësor.

    “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, një person është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, tha Elezaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark