​FSK hap konkurs për akademinë ushtarake në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​FSK hap konkurs për akademinë ushtarake në SHBA

    Insajderi
    19 August 2025 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka njoftuar të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara se më 25 gusht 2025 do të hapet konkursi për pranimin e kadetëve të rinj në akademinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Ky konkurs ofron mundësinë e studimeve për oficer, me qëllim të përgatitjes profesionale dhe ushtarake të gjeneratave të reja që do t’i shërbejnë FSK-së dhe vendit.

    Kushtet e konkursit janë publikuar më 12 gusht 2025 dhe mund të lexohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: https://mod.rks-gov.net/Page/16

    “Për më shumë informata, kandidatët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit: 038-555584 5690 dhe 038-555584 5691 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark