"Janë gjetur një palë syze"- Angazhohet edhe FSK'ja për gjetjen e 67-vjeçarit nga Istogut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Janë gjetur një palë syze”- Angazhohet edhe FSK’ja për gjetjen e 67-vjeçarit nga Istogut

    Insajderi
    19 August 2025 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Po vazhdon kërkimi për 67 vjeçarin nga Istogut, Beqir Malokaj, i cili është raportuar i zhdukur.

    Lidhur me këtë operacion detaje ka dhënë nënkryetari i Shoqatës për Kërkim – Shpëtim, Mentor Maloku.

    Maloku njoftoi se kërkimeve u janë bashkuar edhe ushtarët e FSK-së.

    “Po, operacioni i kërkimit po vazhdon. Disa gjurmë janë gjetur nga familjarët, një palë syze janë gjetur. Tash pritet të verifikohen ato se a i takojnë këtij personi, mbetet që këtë punë ta bëjë hetuesia”, tha Maloku për Klankosova.tv

    “Aktualisht jemi duke i bërë kërkimet në këmbë. Jemi duke e krehur zonën bashkë edhe me ushtarët e FSK-së, policinë dhe qytetarët”, theksoi ai.

    “Po presim që të errësohet dhe pastaj kërkimin ta bëjmë edhe përmes dronëve edhe ne edhe FSK-ja”, deklaroi numri i kësaj shoqate.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark