A do të votojnë ndonjë kandidat të VV'së? Mustafa bën publik qëndrimin e LDK'së për seancën e nesërme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të votojnë ndonjë kandidat të VV’së? Mustafa bën publik qëndrimin e LDK’së për seancën e nesërme

    Insajderi
    19 August 2025 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka bërë me dje se partia që ai përfaqëson do të jetë pjesëmarrëse në seancën tentuese për konstituimin e Kuvendit dhe do të ketë qëndrimin e njëjtë.

    Ai ka bërë me dije se LDK-ja nuk e voton asnjë deputet të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.

    Në një deklaratë për Kanal 10, ai ka thënë se LDK’ja nuk voton asnjë propozim pa marrëveshje.

    “Ne si LDK kemi deklaruar që nuk e votojmë asnjë kandidat të një partie tjetër me të cilën nuk kemi ndonjë marrëveshje politike. Nëse prisni që LDK-ja të ndryshoj qëndrimin kjo nuk do të ndodh nesër“, ka deklaruar Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark