Gjendet i vdekur një person në një restorant në Malishevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një person në një restorant në Malishevë

    Insajderi
    19 August 2025 - 23:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur pa shenja jetë në një restorant në Malishevë pasditën e së martës.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

    “Sot rreth orës 14:10, është gjetur pa shenja jete një person mashkull i moshës madhore në një restorant në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Krasniqi për mediat.

    Sipas saj, me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko ligjor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark