FOTO/ Art Abazi publikon fotografi krah të dashurës së re - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    FOTO/ Art Abazi publikon fotografi krah të dashurës së re

    Insajderi
    20 August 2025 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari shqiptar, Art Abazi, po shijon një periudhë të bukur në jetën e tij private.

    Prej kohësh ai ka lënë të kuptohet se nuk është më i lirë, duke dhënë disa sinjale të fshehta në postimet e tij.

    Tashmë, dyshimet janë kthyer në realitet, pasi artisti ka zgjedhur ta prezantojë publikisht partneren e tij përmes rrjeteve sociale.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Fotot dhe videot e shpërndara prej tij tregojnë çiftin në momente të lumtura, duke i dhënë fund aludimeve të fansave.

    Ata ndodhen aktualisht me pushime dhe duket se po i shijojnë maksimalisht ditët e relaksit, larg angazhimeve të përditshme.

    Ky hap i Abazit shihet si një gjest i rëndësishëm, pasi ai zakonisht ka qenë i rezervuar për jetën personale, duke zgjedhur të mos e bëjë shpesh pjesë të vëmendjes mediatike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark