Aksion kundër bixhozit në Prizren, arrestohen dy persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion kundër bixhozit në Prizren, arrestohen dy persona

    Insajderi
    20 August 2025 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren, pas dyshimeve të arsyeshme për organizim të skemave piramidale dhe zhvillim të bixhozit të paligjshëm.

    Si rezultat i një pune intenzive hetimore, njësitë policore kanë kryer kontrolle në disa lokacione ku dyshohej se pronarët dhe punëtorët e lokaleve përkatëse mundësonin zhvillimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Gjatë aksionit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dëshmi të ndryshme që konfirmojnë dyshimet mbi kryerjen e këtyre veprave penale.

    Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj dy të dyshuarve meshkuj kosovarë është lëshuar aktvendim për ndalim, ndërsa tre të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

    Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë, ndërkohë policia ka bërë të ditur se do të ndërmarrë masa të mëtejshme ndaj çdo subjekti që përfshihet në aktivitete të tilla të paligjshme


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark