Nura i PDK'së: Shpresoj që VV'ja ka reflektuar dhe i ka parë dëmet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nura i PDK’së: Shpresoj që VV’ja ka reflektuar dhe i ka parë dëmet

    Insajderi
    20 August 2025 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së Jakup Nura, ka folur për medie para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të mërkurën.

    Nura deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje pasur kohë të reflektojë dhe, siç u shpreh ai, të sheh dëmet që i ka bërë.

    “Shpresoj dhe besoj që do të nxjerrë një figurë që është më unifikuese. Ashtu siç edhe e kemi thënë edhe më herët, Partia Demokratike e Kosovës, në qoftë se është një figurë që s’ka qenë i implikuar në krim dhe korrupsion do ta votojmë”, deklaroi ai.

    Kjo seancë vjen pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Prej të hënës ka nisur rrjedhja e afatit kushtetues 30 ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark