Deliu-Kodra: Do të votojmë kundër Albulena Haxhiut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra: Do të votojmë kundër Albulena Haxhiut

    Insajderi
    20 August 2025 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka konfirmuar se PDK do të marrë pjesë në votimin e sotëm për zgjedhjen e kryetarit apo kryetares së re të Kuvendit të Kosovës.

    Në një deklaratë për media, ajo theksoi se partia që përfaqëson do të jetë pjesë e procesit, por se do të votojnë kundër kandidaturës së Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Ta shohim, është ende herët të flas sepse vetëm mund të paragjykoj, por vendi duhet të mësohet sidomos përfaqësuesit publik që janë të m’veshur me votë të qytetarit, që aktgjykimet e tilla as të mos lihen në dilemë. Është detyrim kushtetues i Republikës së Kosovës dhe i deputetëve që t’i respektojnë këto aktgjykime përndryshe Kosova është bllokuar gjashtë muaj për shkak të arrogancës, dhe mosrespektimit të aktgjykimit të 26 qershorit që ka derivuar pastaj me një vendim tjetër. Për çka është marrë vendim që një kandidat të vihet në votim vetëm tri herë e të mos kemi ego e ambicie të përsëritura për muaj të tërë për të bllokuar Kosovën”, ka thënë ajo,.

    “Ne nuk e kemi votuar vetëm komisionin, përpjekjet e pushtetit për të ndryshuar formën e votimit nga votimi i hapur në votim të mbyllur. Por, ne kemi votuar pesë herë kundër Haxhiut. Pra, PDK ka refuzuar që të bëhet shkelëse e Kushtetutës dhe këtë thirrje e kemi bërë në vazhdimësi. Ne do ta respektojmë aktgjykimin siç e kemi bërë deri më tani, do të votojmë kundër Haxhiut dhe pjesëtarëve të Qeverisë sepse konsiderojmë se janë përgjegjës për degradimin 5 vjeçar të Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark