Insajderi
Lajme

Rexhepi: Aq sa lejon Gjykata Kushtetuese, do ta votoj Albulena Haxhiun

Insajderi
20 August 2025 - 11:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rexhepi: Aq sa lejon Gjykata Kushtetuese, do ta votoj Albulena Haxhiun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak Emilja Rexhepi, është deklaruar para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

“E shohim se si shkon situata sot dhe pastaj vendosim”, deklaroi ajo para mediave.

Ajo u shpreh se do ta votojë sërish kandidaten e VV-së Albulena Haxhiu.

“Unë e respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Do ta votoj Albulena Haxhiu aq sa lejon Gjykata Kushtetuese”, theksoi ajo.

“Te shohim ndoshta brenda 30 ditëve përfundon kjo punë”, tha Rexhepi para mediave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark