Krasniqi: VV'së ia votojmë vetëm ndonjë kandidat që s'ka qenë pjesë e qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: VV’së ia votojmë vetëm ndonjë kandidat që s’ka qenë pjesë e qeverisë

    Insajderi
    20 August 2025 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është deklaruar pas dështimeve të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës që të zgjidhen kryetare kuvendi në dy raunde votimi në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të mërkurën.

    Krasniqi në një deklarim për media ka thënë se qëndrimi i PDK’së nuk ndryshon- se deputetët e partisë së tij s’e votojnë kandidatin që ka qenë pjesë e qeverisë, shkruan Insajderi.

    “Ne erdhëm sot me shpresën se Lëvizja Vetëvendosje do të rezonojë arsyeshëm dhe do të propozojë kandidat që do të votohej. Megjithatë, ata dolën me dy propozime ndryshe nga herët e kaluara kur kanë propozuar vetëm një. Nuk e di me çfarë logjike e mbylli Dehari seancën, kanë mundur t’i propozojnë edhe të tjerët sot. Megjithatë mund të themi se kemi një rikthim nga pika që nuk është dashur të largohemi asnjëherë”, ka deklaruar Krasniqi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark