Kadrijaj: VV po i mban peng institucionet, s’kërkuan as falje për shkeljen e Kushtetutës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadrijaj: VV po i mban peng institucionet, s’kërkuan as falje për shkeljen e Kushtetutës

    Insajderi
    20 August 2025 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje pas seancës së dështuar konstituive, duke e quajtur arrogante qasjen e partisë në pushtet.

    “E pamë edhe sot arrogancën e pushtetit dhe partisë më të madhe. Është dashur të kërkohet kjo seancë me kërkim falje, sepse e kanë shkelur Kushtetutën,” tha Kadrijaj.

    Ajo shtoi se VV po e mban peng Kosovën për gjashtë muaj, duke propozuar kandidate për të cilat e dinin se nuk kanë votat e opozitës.

    “E pamë edhe sot arrogancën e partisë më të madhe , është dashur të kërkohet kjo seancë me kërkim falje sepse e kanë shkel kushtetutën. E patë që nuk kishin as keqardhje që për gjashtë muaj po e mbajnë pengë institucionet e Kosovës, e kanë ditë që Albulena nuk e ka votën dhe propozohen kandidatë që nuk e kanë votën e opozitare”, ka thënë ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark