Haxhi Avdyli keqpërdor emrin e Jusuf Gërvallës për lojëra politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi Avdyli keqpërdor emrin e Jusuf Gërvallës për lojëra politike

    Insajderi
    20 August 2025 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Donika Gërvallën si emër të dytë për postin e kryeparlamentares.

    Megjithatë, propozimi i saj nuk mori mbështetje, pasi opozita votoi kundër, ndërsa tre deputetë abstenuan.

    Pas këtij dështimi ka reaguar Haxhi Avdyli, i cili akuzoi opozitën se po pengon formimin e institucioneve, duke përfshirë në reagimin e tij edhe figurën e babait të Donika Gërvallës, Jusuf Gërvallës, duke e përdorur kështu për lojëra politike.

    “Të nderuar qytetarë, sot ra maska. Koalicioni PLAS, sdon zhbllokim, sdon formim institucionesh.
    PLAS del dhe kundër një emri siq është bija e heroit Jusuf Gervalla, siq është ministrja Gervalla.
    Këtë koalicion duhet ta plasim me votë në zgjedhjet e ardhshme. Ska rrugë tjetër…plus 51%”,
    ka shkruar Avdyli në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark