Rusia nuk ndal dronet mbi Ukrainë, viktima dhe të plagosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusia nuk ndal dronet mbi Ukrainë, viktima dhe të plagosur

    Insajderi
    20 August 2025 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmet ruse ndaj Ukrainës nuk janë ndalur, edhe pse gjithë bota vazhdon përpjekjet intensive për të arritur një marrëveshje paqeje.

    Në rajonin e Dnipropetrovsk të paktën një person u vra nga sulmet dhe artilerisë ruse dhe një tjetër u plagos.

    Një sulm tjetër me dron në rajonin e Sumy plagosi 14 persona, mes tyre ishte edhe një familje me fëmijë, 6 vjecc, 4 vjecc dhe 5 muajsh.

    Rusia sulmoi gjithashtu një stacion të shpërndarjes së gazit në Odesa dhe bombardime pati edhe në rajonet e Chernihiv, Kharkiv dhe Poltava.

    Ndërkohë, media shtetërore ruse RIA raportoi se mbrojtja ajrore e Rusisë shkatërroi 42 dronë ukrainas gjatë natës.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se këto sulme konfirmojnë nevojën për të ushtruar presion ndaj Moskës dhe për të vendosur sanksione të reja. Ai falenderoi aleatët perëndimorë për mbështetjen dhe theksoi se Ukrainës I duhen garanci të forta sigurie për një paqe të qëndrueshme.

    Sulmet e fundit vijnë teksa vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të organizuar një takim mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky. Sipas disa mediave ndërkombëtare Putin propozoi Moskën si vendtakim, por kjo u refuzua nga kreu I shtetit ukrainas.

    Një vend tjetër që është ëprfolur është edhe Budapesti, por shumë aleatë të Ukrainës nuk e shohin si vend të përshtatshëm, nisur edhe nga raporti I ngushtë I kryeministrit hungarez Viktor Orban me Putin. Kryeministri polak Donald Tusk tha se një vendndodhje e tillë do të ishte ironike, pasi aty u nënshkrua Memorandumi i Budapestit i vitit 1994, kur Ukraina hoqi dorë nga arsenali i saj bërthamor në këmbim të garancive të sigurisë.

    Europianët kanë propozuar Gjenevën, nisur edhe nga fakti që Zvicra është një vend më neutral në konflikt dhe kryeministri I vendit ka shprehur gatishmërinë për t’I mirëpritur dy liderët.

    Ndërkohë shefat ushtarakë të NATO mbajnë këtë të mërkurë një takim virtual për të diskutuar për Ukrainën. Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Alexus Grynkeëich, i cili mbikëqyr gjithashtu operacionet e NATO në Evropë, do t’i informojë shefat e mbrojtjes mbi takimin në Alaskë midis Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin javën e kaluar. / abcnews.al /


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark