Mashtrim telefonik në Gjakovë – Disa persona po prezantohen rrejshëm si policë, kërkojnë 1 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mashtrim telefonik në Gjakovë – Disa persona po prezantohen rrejshëm si policë, kërkojnë 1 mijë euro

    Insajderi
    20 August 2025 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy qytetarë në Gjakovë janë përballur me raste të mashtrimit telefonik, ku persona të panjohur u janë prezantuar si zyrtarë policorë.

    Sipas njoftimit të policisë në Facebook, në të dyja rastet, të dyshuarit kanë kërkuar nga viktimat pagesën e shumës prej 1 mijë eurosh, duke përdorur pretekste të ndryshme.

    Rastet janë iniciuar si “Prezantim i rrejshëm si person zyrtarë”, në konsultim me prokurorin e shtetit, dhe janë duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon tek qytetarët që të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve.

    Ata që ndeshin raste të ngjashme, mund të lajmërojnë menjëherë policinë në numrin 192 ose të përdorin aplikacionin “Lajmëro Policinë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark