"Numri që e mbante babai im" - Art Ahmeti njofton kandidaturën për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e LDK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Numri që e mbante babai im” – Art Ahmeti njofton kandidaturën për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e LDK-së

    Insajderi
    20 August 2025 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Art Ahmeti ka njoftuar se do të kandidojë për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga radhët e LDK-së.

    Ai falënderoi kryesinë e Degës II të LDK-së në Prishtinë, Kryetarin e Degës dhe Nënkryetarin e Kryeqytetit, Florian Dushi, për besimin dhe përkrahjen e pakushtëzuar.

    Në këto zgjedhje, ai mban numrin 44 në listë.

    “Kam kënaqësinë të ju njoftoj se jam pjesë e listës së LDK-së për Asamblenë e Kryeqytetit. Në garën time të parë, numri im është i njëjtë me atë që, vite më parë, e mbante babai im, Qemajl Ahmeti, në listën e LDK-së — një lidhje që për mua ka domethënie të veçantë,” shkroi Ahmeti.

    Ai shtoi se kandidatura e tij është më shumë se një hap politik.

    “Kjo nuk është rastësi. Është trashëgimi. Është përgjegjësi. Është një premtim për ta vazhduar punën me ndershmëri dhe përkushtim. Si gjeneratë e tretë në LDK, ky hap është më shumë se një mision — është vazhdim i një rrugëtimi familjar dhe personal.”

    Ahmeti falënderoi gjithashtu Kryetarin e LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, për vlerësimin, dhe Kryetarin e Kryeqytetit, Perparim Rama, për mbështetjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark