Zeniti gjobitet për fyerjet e tifozëve ndaj Mirlind Dakut - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Zeniti gjobitet për fyerjet e tifozëve ndaj Mirlind Dakut

    Insajderi
    20 August 2025 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mirlind Daku ishte bërë objektiv i fyerjeve të tifozëve të Zenit St. Petersburgut derisa skuadra e tij, Rubin Kazan e zhvilloi ndeshjen e Kupës së Rusisë me vendësit në Shën Petersburg më 12 gusht.

    E tash, Komiteti i Kontrollit dhe i Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit ka vendosur që ta gjobisë klubin e njohur rus me një shumë modeste prej 213 eurosh, shkruan “Gazeta Express”.

    Për ironi të fatit, përfaqësuesi shqiptar gjatë kësaj vere ishte pranë transferimit pikërisht tek Zeniti, por në fund gjithçka dështoi dhe futbollisti nga Kosova qëndroi në Kazan tek Rubini.

    Tifozët e Zenitit njihen si pro serbë, prandaj edhe e kanë shfaqur urrejtjen ndaj futbollistit shqiptar.

    Futbollisti gjilanas po shkëlqen në futbollin rus, ndërsa i ka realizuar 5 gola në 7 ndeshje sa i ka zhvilluar deri tash.

    Ndonëse spekulohej se mund të përfundonte në Turqi, Daku vendosi të qëndrojë në Rubin Kazan, me të cilin e vazhdoi së fundmi kontratën me një përmirësim të ndjeshëm të rrogës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark