ShBA sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales të fazës paraprake në rastin e Thaçit – lëshoi urdhërarrestin për Netanyahun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ShBA sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales të fazës paraprake në rastin e Thaçit – lëshoi urdhërarrestin për Netanyahun

    Insajderi
    20 August 2025 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar gjyqtarin francez Nicolas Yann Guillou, i cili ishte gjyqtar i procedurës paraprake në rastin e ish-Presidentit Hashim Thaçi, e që aktualisht shërben në Divizionin e Gjykimeve në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC).

    Sipas Departamentit të Shtetit, Guillou ka marrë vendim për të autorizuar lëshimin e urdhrave të arrestit ndërkombëtar ndaj Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant – veprim për të cilin ai tani është shpallur nën sanksione. Përveç tij, janë sanksionuar edhe Kimberly Prost, Nazhat Shameem Khan dhe Mame Mandiaye Niang.

    Sipas vendimit, çdo pasuri e Guillou dhe të tjerëve që ndodhet në SHBA ose kontrollohet nga persona amerikanë është bllokuar. Ndalohet edhe çdo transaksion financiar apo marrëdhënie tregtare me ta

    “Si rezultat i veprimeve të sotme në lidhje me sanksionet, të gjitha pronat dhe interesat në pronë të personave të sanksionuar të përshkruar më sipër, që ndodhen në Shtetet e Bashkuara ose që janë në posedim apo kontroll të personave amerikanë, janë të bllokuara dhe duhet të raportohen në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) pranë Departamentit të Thesarit të SHBA”, thuhet në njoftimin e DASH.

    Departamenti i Shtetit theksoi se ky vendim është pjesë e përpjekjes për të “imponuar pasoja të prekshme ndaj zyrtarëve të ICC-së që ndërmarrin veprime të paligjshme kundër aleatëve të SHBA-së”.

    Guillou e kishte konfirmuar  aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. I njëjti, dha urdhër edhe për arrestimin e katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark