“E mori përgjigjen e duhur”, Musliu-Shoshi për mosvotimin e Donika Gërvallës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “E mori përgjigjen e duhur”, Musliu-Shoshi për mosvotimin e Donika Gërvallës

    Insajderi
    20 August 2025 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se mos-votimi i sotëm i Donika Gërvallës, për kryetare të Kuvendit, ishte përgjigjja më e qartë nga deputetët.

    Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi u shpreh se Gërvalla, nuk mund të ketë përkrahjen e deputetëve, me karrierë të ndërtuar mbi sulmet ndaj çlirimtarëve dhe vlerave të Republikës.

    “Donika Gërvalla sot mori përgjigjen më të qartë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    E vërteta është e thjeshtë: një politikane që ka ndërtuar karrierën mbi sulmet ndaj çlirimtarëve dhe ndaj vlerave mbi të cilat u ngrit Republika jonë, nuk mund të ketë përkrahjen e deputetëve dhe nuk mund të ulet në krye të tempullit të demokracisë, Kuvendit të Kosovës.

    Kuvendi nuk mund të drejtohet nga ata që e mohojnë luftën dhe e baltosin lirinë!”, shkroi Musliu-Shoshi,

    Kujtojmë se pas dështimit të Albulena Haxhiut për t’u bërë kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, grupi parlamentar me më së shumti vota nga zgjedhjet qendrore, LVV-ja, propozoi emrin e Donika Gërvallës, për këtë pozitë.

    Gërvalla mori 57 vota për, 56 kundër dhe tri abstenime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark