Insajderi
Sport

Ancelotti e lë jashtë Eder Militaon, nuk e fton te Brazili

Insajderi
20 August 2025 - 20:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ancelotti e lë jashtë Eder Militaon, nuk e fton te Brazili
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti do ta lë jashtë kombëtares futbollistin Eder Militao për ndeshjet e muajit shtator.

”Selecao” do të luaj ndaj Kilit dhe Bolivisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, por zlli i Real Madridit nuk do të ftohet.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Jose Luis Sanchez nga El Chiringuito TV.

Mbrojtësi 27-vjeçar është rikthyer në aksion vetëm kohët e fundit, pasi kaloi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në ligamentin e kryqëzuar anterior.

Kjo ishte arsyeja që si duket Ancelotti nuk e ka ftuar Militaon, pasi nuk dëshiron të rrezikoj ndonjë lëndim të ri, duke parë edhe rëndësitë jo shumë të mëdha të këtyre dy ndeshjeve, pasi Brazili tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Për dy ndeshjet e Brazilit ndaj Kilit dhe Bolivisë, Ancelotti nuk e ka ftuar edhe sulmuesin e Realit, Vinicius Jr, i cili për ndeshjen e parë është i suspenduar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark