CR7 nuk përmbahet, shikoi profilin e një grimiereje - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    CR7 nuk përmbahet, shikoi profilin e një grimiereje

    Insajderi
    20 August 2025 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    CRristiano Ronaldo i hodhi një sy profilit të grimeres kroate Marina Mamić, pasi ajo u transformua “si ai” me anë të grimit.

    “Ju lutem etiketoni @cristiano  Mos pyetni sa kohë më është dashur të laj flokët pas këtij transformimi  Videoja është pak më e gjatë, por doja t’ju tregoja se sa detaje nevojiten për ta bërë një transformim bindës (dhe prapë më është dashur të shkurtoj 30% të pamjeve ) Faleminderit të gjithëve që më mbështesni, do të thotë shumë për mua”, shkroi Marina krahas videos së transformimit.

    Dhe pastaj ndodhi – Ronaldo pa Historinë e saj në Instagram.

    “Le të jetë në faqen tuaj! Kjo nuk ndodh çdo ditë!  Faleminderit të gjithëve që e etiketuat @cristiano në transformimin tim! As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mendoja se do të arrinte në profilin e tij, por meqenëse kam mbështetjen më të fortë në botë… ndodhi!”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark