“A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    Insajderi
    20 August 2025 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka goditur ashpër deputetin e PDK’së, Abelard Tahirin, pasi ky i fundit tha se në Drenas, kandidati i PDK’së përkrahet me sy mbyllur. Ai madje tha se PDK’ja e ka fituar Drenasin, e jo kryetari aktual (Ramiz Lladrovci).

    Lladrovci iu drejtua me një pyetje Tahirit, duke i thënë se “A përqafoheni edhe me ata që të quajtën “i biri i spiunit” para katër vjetëve?”

    “Sonte, ish Ministri meteor, e riktheu “Dadën Razë”, paska folë për zgjedhjet në Drenas. Vëmendje: Disa i përvetësojnë meritat e dikush i ka ato.

    Vetëm një pyetje, ish Ministër, kur shkon në Selinë me logo, në Drenas, a përqafoheni edhe me ata që të quajtën “i biri i spiunit” para katër vjetëve?”, shkroi Lladrovci në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark