Xhavit Haliti: Emri i Donika Gërvallës është i papranueshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti: Emri i Donika Gërvallës është i papranueshëm

    Insajderi
    21 August 2025 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën është mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

    Lëvizja Vetëvendosje nominoi Albulena Haxhiun, e cila sërish nuk mori votat e mjaftueshme, pastaj Glauk Konjufca nominoi Donika Gërvallën, e cila njëjtë si Haxhiu, mori vetëm 57 vota.

    Kështu, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari njoftoi për përfundimin e seancës, ku të rejën e caktoi për datën 22 gusht, në orën 11:00.

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur lidhur me dështimin e votimit për kryetaren e Kuvendit, ku kandidatet nga Lëvizja Vetëvendosje ishin Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla.

    Ai tha se qëndrimi i PDK-së për të mos votuar ministra është politik dhe se jo të gjithë kanë qenë të dëmshëm në detyrat e tyre.

    Haliti shtoi se emri i Donika Gërvallës është i papranueshëm për opozitën, duke e cilësuar si jo të suksesshme në detyrën e saj.

    “Qëndrimi i PDK që nuk i voton ministrat është qëndrim politik, ata ministra që kanë qenë të korruptuar nuk duhet të votohen por ndoshta ndonjëri nuk ka qenë i keq si ministër nuk e ka shkelë ligjin. Emri i Donika Gërvallës në raport me opozitën është emër i papranueshëm se s’ka pas sukses në detyrën që e ka pas dhe ka qenë shumë grindavece me opozitën”, ka deklaruar Haliti për “Front Online”.

    Ai tha se emrat e propozuar nga mazhoranca nuk mund të kalojnë pa marrëveshje me opozitën.

    Haliti potencoi se nëse kreu i LVV-së, Albin Kurti dëshiron të krijojë institucionet, duhet të bëjë koalicion.

    “Nuk ka asnjë emër, secili emër që del në raport me opozitën në variantin na po e propozojmë dhe ju votoni nuk kalon. Se partitë janë të ndara dhe janë duke luftuar me marr qeverinë. Nëse Kurti mendon me i kriju institucionet gjatë këtyre ditëve duhet ta bëjë një koalicion nëse nuk e bënë, çështja shkon në Kushtetuese. Nuk është detyrë e opozitës me ja bërë numrat Kurtit”, është shprehur Haliti


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark