Arrestohet 69 vjeçari në Shtime - rrahu gruan dhe vajzën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 69 vjeçari në Shtime – rrahu gruan dhe vajzën

    Insajderi
    21 August 2025 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Shtime ka arrestuar një 69-vjeçar, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.

    Siç bën të ditur policia, viktimat kanë marrë tretman mjekësor.

    Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjahu me 12 fishekë.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar tri vepra penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, shkruhet në komunikatën e lëshuar për media.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark