Xherdan Shaqiri i guximshëm, ia jep një kritikë të fortë trajnerit të Baselit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Xherdan Shaqiri i guximshëm, ia jep një kritikë të fortë trajnerit të Baselit

    Insajderi
    21 August 2025 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Baselit mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Copenhagenit, në ndeshjen e vlefshme të play-offit të UEFA Champions League.

    Xherdan Shaqiri pas ndeshjes pati një kritikë për trajnerin e tij, Ludovic Magnin, lidhur me taktikat e ndeshjes.

    Skuadra zvicrane mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 82’të, pasi me të kuq (dy të verdhë) u ndëshkua Jonas Adjetey.

    Pikërisht për këtë, Shaqiri ka thënë se do duhej të ishte reaguar më herët me zëvendësim.

    “E dinim që mbrojtësi e kishte një karton të verdhë tashmë, duhet të kishim reaguar më herët. Ekzistonte rreziku për një karton të dytë të verdhë. Loja ishte ashtu, gjithmonë rrezikohej kartoni. Duhet të mësosh nga kjo dhe pastaj të bësh një zëvendësim”, u shpreh Shaqiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark