Analiza e Fedpol për Dritonin*- Narkodileri nga Shqipëria që shiste drogë në Zvicër, u pajis me dokumente identifikimi në Kosovë për t'i ikur policisë zvicerane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Analiza e Fedpol për Dritonin*- Narkodileri nga Shqipëria që shiste drogë në Zvicër, u pajis me dokumente identifikimi në Kosovë për t’i ikur policisë zvicerane

    Insajderi
    21 August 2025 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra Federale e Policisë së Zvicrës, e njohur si Fedpol, ka prezantuar rrugëtimin e një narkodileri nga Shqipëria që po tregtonte drogë me të madhe në Zvicër. Kur ishte ekstraduar në Shqipëri, ai iu kishte ikur autoriteteve atje dhe kishte marrë dokumente identifikimi nga Kosova për të ikur për në Dubai.

    Fedpol në një analizë të publikuar në faqen zyrtare përshkruan Dritonin* (emër fiktiv) dhe rolin e tij në kontrabandimin dhe trafikimin e narkotikëve në Zvicër, shkruan Insajderi.

    Siç përshkruhet në këtë analizë, Dritoni* po shiste narkotikë në Solothurn, kanton në Zvicër, që po vinte përmes Belgjikës, Spanjës, Shqipërisë e Italisë. Ai bashkë me Lucan* (emër fiktiv po ashtu) shisnin bashkë. Kur autoritetet zvicerane u vunë në veprim, që të dy arritën të largoheshin për në Shqipëri.

    Që të dy arritën të kapeshin nga autoritetet zvicerane, ku më pas u vendosën në paraburgim.

    Fedpol thotë se Dritoni* nuk doli para gjykatës në Shqipëri dhe arriti t’i arratisej drejtësisë. Për të njëjtin thotë se kishte marrë dokumente identifikimi në Kosovë, për të ikur në Dubai.

    Megjithatë, pas bashkëpunimit të Fedpol me një shtet partner, kishte arritur që Dritoni* të arrestohej në fillim të 2025-ës.

    Ndërkaq Luca* u ekstradua në Zvicër.

    Analiza e Fedpol, e plotë pa ndërhyrje:

    Zvicra është destinacion joshës për organizatat kriminale, përfshirë grupet mafioze nga Evropa Juglindore. Mafia shqiptare kontrabandon drogë dhe punon me grupe të tjera për ta realizuar një gjë të tillë. Duke ndjekur gjurmët e Dritonit* dhe Lucas*, nga Solothurni nëpërmjet Belgjikës, Spanjës, Shqipërisë dhe Italisë në Dubai.

    Analiza tregon se mafia shqiptare luan një rol të madh në kontrabandën dhe trafikimin e paligjshëm të narkotikëve në Zvicër. Ajo shet kokainë dhe heroinë. Vetëm? Krejt e kundërta: Organizatat kriminale të Evropës Juglindore shpesh kërkojnë aleatë. Dritoni dhe Luca janë shembuj të përsosur aleance.

    Dritoni dhe Luca jetonin të dy në Kantonin e Solothurnit dhe ishin pjesë e një rrjeti të vogël trafikimi droge që importonte heroinë dhe kokainë në Zvicër, si dhe shisnin narkotikë në vend. Aktivitetet e tyre nuk kaluan pa u vënë re; në vitin 2021, hetimet e kryera nga policia kantonale e Solothurnit, e udhëhequr nga zyra e prokurorit publik të Solothurnit, rezultuan në shpërbërjen e këtij grupi. Policia arriti të sekuestrojë 15 kilogramë drogë, por dy të dyshuarit arritën t’i shmangen policisë dhe të kalojnë kufirin. Pas kësaj, Fedpol filloi të ndihmonte policinë kantonale në kërkimin e tyre. Ata gjurmuan rrugën që ndoqën të dyshuarit, e cila fillimisht çoi në Belgjikë dhe më pas në Spanjë. Kjo nuk ishte rastësi: të dyshuarit me shumë mundësi kishin kontakte në këto dy vende, të cilat janë pika kryesore hyrëse për drogën që vjen nga Amerika e Jugut. Dritoni dhe Luca më pas u larguan nga Spanja për në Shqipëri, vendlindjen e Dritonit.

    Në këtë kohë, të gjithë po punonin për rastin: hetuesit e Fedpol, atasheu i policisë së Fedpol në Kosovë dhe autoritetet lokale shqiptare. Dritoni dhe Luca u vunë në paraburgim. Luca u ekstradua në Zvicër për t’u përballur me akuzat penale që ishin ngritur tashmë nga zyra e prokurorit publik në Solothurn, dhe më pas u dënua për krimet e tij në Zvicër. Historia e tij mbaron këtu. Dritoni, nga ana tjetër, nuk u nxor para drejtësisë në Shqipëri dhe u rikthye në tregun e drogës vetëm pas disa ditësh.

    Ndonëse autoritetet gjyqësore zvicerane vazhduan përpjekjet e tyre për ta sjellë Dritonin në gjyq, ai tashmë ishte rikthyer në punë. Brenda një periudhe dyvjeçare, ai u ngrit në pozicionin e ndërmjetësit, duke marrë përgjegjësinë për importet direkte nga Amerika e Jugut në Evropën Perëndimore, duke trafikuar sasi shumë më të mëdha sesa në ditët e tij në Solothurn. Dritoni organizoi transportin e disa qindra kilogramëve kokainë. Për të planifikuar rrugët logjistike për operacionin e kontrabandës së drogës, ai hyri në Zonën Shengen duke përdorur të paktën një identitet të rremë.

    Policia shqiptare e ndoqi përsëri Dritonin. Megjithatë, kur kishin mbërritur në vendngjarje, ai ishte zhdukur. Falë identifikimit biometrik dhe mbështetjes së dhënë nga atasheu policor i Fedpol, ata zbuluan se ai kishte marrë dokumente udhëtimi nga Kosova. Këto dokumentit përmbanin të dhënat e tij të vërteta biometrike, por ishin lëshuar në emër të një personi tjetër. Duke përdorur këtë identitet të ri, ai kishte arritur të largohej nga Evropa.

    Destinacioni i tij? Dubai. Megjithatë, Dritoni nuk qëndroi gjatë atje. Falë bashkëpunimit midis Fedpol-it, zyrës së prokurorit publik në Solothurn, autoriteteve shqiptare dhe oficerëve ndërlidhës të një shteti partner, Dritoni u arrestua në fillim të vitit 2025. Ekstradimi tani është vetëm çështje kohe. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark