"U përplas ballë për ballë me autobusin" Policia tregon shkakun e aksidentit ku vdiq 23 vjeçari në Dollc - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “U përplas ballë për ballë me autobusin” Policia tregon shkakun e aksidentit ku vdiq 23 vjeçari në Dollc

    Insajderi
    21 August 2025 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Pejës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Dollc të Klinës, ku një person humbi jetën dhe pesë të tjerë mbetën të lënduar.

    Sipas komunikatës së policisë, drejtuesi i veturës, i cili po lëvizte në drejtimin Prishtinë-Pejë, nuk i përshtati shpejtësinë dhe kushtet e rrugës.

    Në momentin kur arriti në fshatin Dollc, ai humbi kontrollin mbi automjetin, kaloi në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe u përplas përball me autobusin.

    “Si pasojё e aksidentit, drejtuesi i automjetit pёr shkak tё lёndimeve trupore ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa lëndime trupore kanё pёsuar pesё (5) persona, tё
    cilёt janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor.

    “Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark