Kurteshi: Unë jam kundër certifikimit të Listës Srpska - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurteshi: Unë jam kundër certifikimit të Listës Srpska

    Insajderi
    21 August 2025 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka deklaruar se është kundër certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Ai ka thënë se derisa nuk bëhet e qartë se cilët janë anëtarët e këtij subjekti politik dhe cilat pozita mbajnë në institucionet e Serbisë dhe në ato paralele në Kosovë, nuk duhet të lejohet pjesëmarrja e saj në procesin zgjedhor.

    “Unë jam kundër certifikimit të subjektit politik Lista Serbe derisa nuk shihen të gjithë anëtarët e saj ku kanë pozita dhe cilat pozita i mbajnë në institucionet e Serbisë dhe në institucionet paralele në Kosovë”, ka thënë Kurteshi.

    Sot pasdite, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

    Në një deklarim pas takimit, ajo ka shprehur shqetësim për tendencat që të përjashtohen partitë serbe nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të tetorit.

    Ajo ka thënë se kanë diskutuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për këtë çështje.

    E ka vlerësuar tejet të rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje.

    …me kryeministrin në detyrë për veprimet, që kuptojmë se kryeministri në detyrë dhe Vetëvendosje po shqyrtojnë t’i përjashtojnë disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të ardhshme. Të jemi të qartë, besojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e plotë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Është shumë me rëndësi që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces”, ka thënë ajo./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark