Bajrami - VV-së: Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës, patriotizëm i rremë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami – VV-së: Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës, patriotizëm i rremë

    Insajderi
    21 August 2025 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Vetëvendosjen për patriotizëm të rremë.

    Ajo tha se VV po mundohen që dështimet të i mbulojnë me ‘patriotizëm’.

    “Hajnitë, dështimet, tenderët njëburimorë, nepotizmi, kapja e institucioneve dhe lidhjet me mafinë energjetike, NUK mund t’i mbuloni me patriotizëm të rremë, as me Serbinë, as me urat që po i ndërtoni dhe as me Listën Serbe”, thuhet në reagimin e Bajramit.

    “Ju jeni të njëjtit që Radojçiqit i keni krijuar korridor dhe ka ikur në pikë të ditës, nën vëzhgimin e kamerave, dhe nuk e keni shpallur Listën Serbe organizatë terroriste as pasi ata e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë. Sot po i luani patriotët – hipokrita!”, përfundon ajo.

    Lista Srpska nuk është certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit sot në mbledhjen e KQZ’së.

    Dy anëtarët e VV’së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër.

    Kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, dhe përfaqësuesja e Listës Srspka Gordana Llaban Zuvic votuan pro, kurse të tjerët abstenuan.

    “Dy vota për, dy kundër dhe 7 abstenime, refuzohet certifikimi i partisë politike Lista Srpska dhe listës së kandidatëve të saj”, tha Radoniqi. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark