Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Gashi për humbjen tragjike të 19-vjeçarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Gashi për humbjen tragjike të 19-vjeçarit

    Insajderi
    21 August 2025 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin e ndarjes nga jeta të të riut Fatlum Gashi nga Llapushniku, vetëm 19-vjeçar, i cili ndërroi jetë sonte pas plagëve të marra në aksidentin e rëndë që ndodhi ditë më parë.

    “Ky aksident tragjik mori jetën edhe të prindërve të tij, Shemsi dhe Ajshe Gashi, duke e kthyer në një dhimbje të pamasë për familjen Gashi dhe gjithë komunitetin tonë”.

    Kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi, duke u uruar forcë dhe durim në përballimin e kësaj tragjedie të trefishtë.

    “U prehtë në paqe Fatlumi, së bashku me prindërit e tij! Ngushëllime të sinqerta!”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark